LPFM, Shkëndija “demoloi” Makedonija Gj.P.

Në derbin e 14-të dhe të kreut të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Shkëndijës “demoloi” Makedonija Gjorçe Petrovin në Tetovë, duke e mundur me rezultat 5-0. Skuadra tetovare siguroi 3 pikët me një rariret në Ligën Parë, pasi që kishte 5 autorë të ndryshëm të golave. Ndërkohë në Shkup, skuadra e FC Shkupit me 3-1 mundi Bellasicën dhe kaloi në pozitën e dytë në renditjen tabelare me 2 pikë pas Shkëndijës.

Në sfidat e tjera, skuadra e Renovës regjsitroi fitoren e dytë me trajnerin e ri, Qatip Osmanin, duke mundur Akademia Pandevin në Strumicë me rezultat minimal 1-0. Me të njëjtin rezultat, në Kratovë, Sileksi me një futbollist më pak, mundi Vardarin. Një gol I realizuar nga penaltia i mjaftoi Rabotniçkit që të mund Pelisterin në Shkup, ndërsa Boreci me 2-1 mundi Struga Trim Lum.

LIGA E PARË – Java 14

Shkëndija 5–0 Makedonija GJ.P.

FC Shkupi 3–1 Bellasica

Rabotniçki 1–0 Pelisterin

Sileksi 1–0 Vardari

Akad. Pandev 0–1 Renova

Boreci 2–1 Struga Trim Lum

LEXO EDHE:

Back to top button