LSDM akuzon qeverinë se gjatë vitit të kaluar ka pasur 261 milionë euro më pak investime të huaja direkte
LSDM akuzon qeverinë se gjatë vitit të kaluar ka pasur 261 milionë euro më pak investime të huaja direkte

LSDM-ja opozitare akuzon qeverinë se si rezultat i paaftësisë së tyre shteti gjatë vitit të kaluar ka pasur 261 milionë euro më pak investime të huaja direkte. Kaja Shukova në një konferencë për shtyp, theksoi që kompanitë e huaja nuk investojnë në Maqedoninë e Veriut pasi nuk ka stabilitet, rregulla të qarta, vizion ekonomik dhe sundim të së drejtës, ndërsa plotësisht, kryeministri tregon rritje të rrejshme ekonomike, derisa ekonomia është kolaps.
“Në lidhje me tremujorin e fundit të vitit 2024, investimet e huaja direkte janë ulur për 261.7 milionë euro, prej 397.5 në 135.8 milionë euro. Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, trenia është 191.4 milionë euro. Ky është niveli më i ulët i investimeve të huaja direkte prej vitit 2020, vit kur kishte pandemi të Kovidit. Sot nuk ka krizë botërore, por kemi kolaps ekonomik të brendshëm, i krijuar nga qeveria e paaftë e VMRO-DPMNE-së”, tha Kaja Shukova, LSDM.