LSDM-ja e mirëpret zgjerimin e listës së zezë: Luftën kundër korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme

LSDM-ja e mirëpret zgjerimin e listës së zezë: Luftën kundër korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme

LSDM e mirëpret vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për zgjerimin e listws së zezë me persona të tjerë nga vendi. LSDM konsideron se përkrahja e partnerëve strategjikë të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme. Deputetja, Jovanka Trençevska tha se LSDM mbetet konsistente në përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie të drejtë për të gjithë.

“Të gjitha dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike duhet të hetohen dhe sanksionohen pa kompromis nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut. Inkurajojmë sistemin e drejtësisë në vend që të punojë me përkushtim dhe pa hezitim në përballjen e të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit, për të garantuar drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët. Një apel për të gjitha palët që të lënë organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre”, tha Jovanka Trençevska, deputete e LSDM. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button