LSDM-ja kërkon rritje të pagës minimale deri në 27 700 denarë
LSDM-ja kërkon rritje të pagës minimale deri në 27 700 denarë

VMRO-DPMNE-ja të mendojë për qytetarët dhe të rrisë pagën minimale, kërkoi përsëri LSDM-ja. Sipas tyre, duhet të tejkalohen dallimet politike rreth propozim ndryshimit të ligjit që e bënë një ditë më parë dhe paga minimale të rritet në 27 700 denarë. VMRO-DPMNE ka deklaruar se nuk do ta mbështesë propozimin e LSDM-së dhe se do të gjejë zgjidhje afatgjate për përmirësimin e standardit të qytetarëve. Sipas tyre, rezultatet e masave të qeverisë vërehen në analizën e fundit të shportës konsumatore.
“Na vjen keq që qeveria e VMRO-DPMNE-së nuk i dëgjon nevojat e qytetarëve. Në kohën kur qytetarët luftojnë me çmimet e larta, të ardhura të ulëta, qeveria nuk bën asgjë për t’u ndihmuar. Pasiguria sociale rritet, rrogat ulen kurse shporta konsumatore tashmë ka arritur 61 mijë 306 denarë. Asnjëra nga masat e qeverisë për uljen e çmimeve nuk ka dhënë rezultat”, deklaroi Jovana Trençevska, LSDM.
“Në periudhën e ardhshme do të arrijë teksti i buxhetit të ri për vitin 2025. Aty ka shumë befasi për të gjithë të punësuarit pa dallim a janë në sektorin privat ose në atë publik. Le të përgatisin amendamente me të cilat do të mund ta përmirësojnë tekstin e buxhetit seriozisht dhe jo të shkruajnë kështu tekste që nuk kanë lidhje me realitetin”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk