LSDM-ja kritikon emërimet e reja të Qeverisë

LSDM-ja kritikon emërimet e reja të Qeverisë

Gazetare: Fatlume Dervishi

LSDM-ja kritikon pushtetin për shtimin e funksioneve shtetërore, me qëllimin për të akomoduar funksionarët e tyre. Duke komentuar emërimin e koordinatorëve nacional në seancat e fundit të qeverisë, nga LSDM-ja thonë se shpiken funksione me rroga të larta, kurse nuk ka para për mësimdhënësit dhe punëtorët.

“VMRO-DPMNE-ja e vendosi edhe Vllatko Gjroçevin në karrige, i shpikën pozitë shtetërore si koordinator kombëtar për demografi, rini dhe resurse njerëzore. Qytetarët do të paguajnë mbi 105.000 denarë në muaj ose mbi 1 milion denarë në vit për funksionin fiktiv shtetëror të Gjorçevit. Në seancën e kaluar të Qeverisë Koordinatore Nacionale u emërua Liliana Zaturoska së bashku me Verçe Micevskën kurse paraprakisht edhe Pavle Trajanov, Blerant Ramadani, Sollza Gërçeva… Mickoski dhe VMRO DPMNE premtuan se do t’i zvogëlojnë pozitat zyrtare dhe tani shohim se po i shtojnë”, thonë nga LSDM-ja.

Ish deputeti dhe anëtari i kryesisë së VMRO-së Vllatko Gjorçen është emëruar koordinator nacional për demografi, rini dhe resurse njerëzore, në njërën nga seancat e fundit. Përveç pozitës së Gjorçevit, do të ketë edhe koordinatorë nacionalë për vetëqeverisje lokale, për të cilën pozitë është emëruar ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Liliana Zaturoska si dhe për sigurinë ushqimore, ku është emëruar Verçe Micevska.

Paraprakisht, Qeveria ka emëruar Pavle Trajanovin koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Trajanov ka ndryshuar disa herë taborë politik dhe ka gëzuar funksione të rëndësishme, pavarësisht cila parti ka qenë në pushtet. Blerant Ramadanin është emëruar koordinator kombëtar për aplikimin e teknologjive të reja dhe Sollza Gërçevën si koordinatore nacionale për reformat në arsimin e lartë./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button