LSDM-ja nuk do ta mbështesë buxhetin për vitin 2025 nëse nuk pranohen amendamentet e tyre

LSDM-ja nuk do ta mbështesë buxhetin për vitin 2025 nëse nuk pranohen amendamentet e tyre

LSDM-ja vlerëson se buxheti për vitin 2025 nuk është projektuar për të sjell zhvillim. Kreu socialdemokrat tha se Qeveria nuk ka arritur të arsyeton mirë investimet kapitale, rritjen e rrogave në administratën publike dhe në shëndetësi, rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e kualitetit të jetës për qytetarët. Filipçe tha se LSDM-ja ka propozuar mbi 200 amendamente të bazuara në nevojat esenciale të qytetarëve, për të cilat pret reflektimin e shumicës parlamentare.

“Ofrojmë zgjidhje konkrete për përmirësimin e politikave fiskale. Fillimisht propozojmë rritjen e pagave në sektorin publik posaçërisht në arsim, polici dhe për zjarrfikësit. Këto janë sektorët kyç ku duhet motivuar të punësuarit dhe të përmirësohet jeta e tyre. Në MPB propozojmë rritjen e rrogave për 20 për qind si dhe shpërndarjen e buxhetit për mjete avancuese teknologjike me qëllim rritjen e sigurisë publike”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Në të kundërtën, LSDM-ja nuk do të mbështesë buxhetin për vitin 2025.

“Pres sinqerisht që tregojnë vullnet të mirë dhe t’i mbështesin amendamentet. Ato janë bërë për të mirat e qytetarëve dhe pres që të kenë qasje konstruktive ndaj propozimeve tona që janë bërë bazuar në kërkesat e shumë komunave”, u shpreh Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja nuk kishte përgjigje për akuzat dhe paralajmërimet e LSDM-së. Nga dita e enjte propozim-buxheti për vitin 2025 do të gjendet në fazën e amendimit në Kuvend. Qeveria për vitin që vjen ka paraparë buxhet prej 5.8 miliardë euro. Projektimi i ri i arkës shtetërore sipas kryeministrit Hristijan Mickoski duhet të sjell rritje ekonomike për 3,7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button