LSDM-ja po mban kongresin partiak

LSDM-ja po mban kongresin e 26-të zgjedhor të partisë, i cili do të zgjedhë zv/kryetarin dhe anëtarët e këshillave qendrore dhe mbikëqyrëse. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev vlerësoi se në vitet e fundit partia ka pasur sukses, siç tha ai, me shtetin e shkatërruar dhe të varfër, të cilin ata e trashëguan nga Nikolla Gruevski.

Që nga ardhja në pushtet, ne kemi luftuar në dy fronte në të njëjtën kohë, në plan të jashtëm, na është dashur të zgjidhim probleme të trashëguara dekadash të vjetra, çështje që askush nuk ka mbledhur guximin t’i zgjidhë për gati 30 vjet. Ndërsa në plan të brendshëm, që nga dita e parë që filluam të drejtojmë qeverinë, jemi përballur me udhëheqësi krejtësisht destruktive të opozitës, me të njëjtën matricë regjimi që bën gjithçka për të parandaluar reformat – deklaroi Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së.

Zaev e falënderoi udhëheqjen aktuale të partisë, posaçërisht Radmila Sheqerinskën e cila dha dorëheqje nga pozita e zëvendës kryetares dhe tha se nuk ka interes për pozitë tjetër partiake. Zaev njoftoi se nga 120 anëtarë të ri që pritet të zgjidhen në Këshillin Qendror, 60 janë gra dhe 60 burra. Emrat e kryesisë së re të partisë pritet të shpallen në publik pas përfundimit të kongresit.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button