LSDM-ja sot mban Kongresin e partisë

Sot, me fillim prej ora 13:00, partia Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë do të mbajë kongresin e 36-të me radhë. Do të zhvillohet në formë online, nëpërmjet platformës ZOOM. Kongresi do të udhëhiqet nga Zoran Zaev i cili dje premtoi se do të jetë një kongres me politika të reja.
Për Radmilla Sheqerinskën nuk do ketë funksion në parti, por ajo thotë se mbetet anëtare e partisë. Ndërkohë që Zaev është rizgjedhur kryetar më 21 mars, kështu që interesi tani është fokusuar për pozitën e nënkryetarëve të partisë.