LSDM-ja zgjedh sonte kryesinë e re

Socialdemokratët zgjedhin sonte kryesinë e re në seancë të Këshillit Qendror. Propozimet e Dimitar Kovaçevskit për bashkëpunëtorët e tij përfshijnë emrat e zyrtarëve aktualë dhe të ish-zyrtarëve të lartë të partisë, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim nga Bihaçka se kush është në listën e kryetarit të ri. Përveç personave që konsideroheshin të afërt me Zoran Zaevin, në organet kyçe të partisë pritet të hyjnë edhe Andrej Petrov dhe Igor Ivanovski, të cilët kishin poste të rëndësishme në kohën kur kryetar i partisë ishte Branko Cërvenkovski.

LEXO EDHE:

Back to top button