LSDM kritikon masën për të kufizuar marzhin në 10% për vetëm 73 produkte

LSDM kritikon masën për të kufizuar marzhin në 10% për vetëm 73 produkte

Gazetar: Mihajlo Donev

Opozita kritikoi vendimin e djeshëm të Qeverisë për të përfshirë 73 produkte në shportën e vjeshtës, për të cilën marzhi i fitimit do të kufizohet në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Sipas LSDM-së, kjo nuk do të sjellë ulje reale të çmimeve dhe ata gjithashtu kujtojnë se në kohën e tyre masat mbulonin një numër shumë më të madh të produkteve ushqimore.

“Me ngrirjen e paralajmëruar të marzheve të vetëm 73 produkteve, Qeveria nën presion ia lyn sytë opinionit, ndërsa rezultati do të jetë asgjë. Masat e qeverisë së Hristijan Mickoskit janë të vonuara dhe nuk kanë efekt real as në uljen e çmimeve të produkteve, as në standardin e jetesës së qytetarëve. Për shembull, shtatorin e kaluar 2023, LSDM miratoi masa për zvogëlimin e mbi 500 produkteve në 25 kategori të ndryshme”, thonë nga LSDM.

Në përgjigje të kritikave nga opozita, kryeministri Mickoski tha se kjo masë synon produktet që qytetarët blejnë më shumë në këtë kohë të vitit, dhe vuri në dukje se në të kaluarën një taksë e luksit u vendos vetëm që njerëzit në pushtet të mbushnin xhepat e tyre.

” Ata harrojnë se 1,300 mendoj se ishin produkte që së pari ngritën TVSH-në nga 5 në 10 për qind, dhe më pas vendosën taksë të luksit. Pse vendosën taksë të luksit? Në mënyrë që ata të mund ta përdorin atë luks për tendera të kurdisur, të vjedhin të njëjtin buxhet dhe të përfundojnë në xhepat e tyre privatë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Vendimi i Qeverisë për një kufizim të tillë të marzhit të fitimit bruto për disa nga produktet themelore ushqimore do të hyjë në fuqi një ditë pas shpalljes së tij në Gazetën Zyrtare dhe do të zbatohet deri më 31 tetor të këtij viti. Ngjashëm me këtë shportë vjeshtore, qeveria njoftoi se do të pasojë një shportë para-Vitit të ri, një shportë pranverore, si dhe në prag të festave të mëdha si Krishtlindja dhe Kurban Bajrami, kur produktet që do të konsumohen më shumë në atë periudhë do të jenë gjithashtu me një marzhë të kufizuar./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button