LSDM: Me rishikimin e buxhetit janë siguruar mjete për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë

LSDM: Me rishikimin e buxhetit janë siguruar mjete për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Marija Georgievska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, shprehu besimin se ekipi ekonomik i Qeverisë dhe ministrisë së financave do të ndërmarrin hapa urgjent për mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonomisë nga vala e rritjes së çmimeve. Siç shprehet ajo, tashmë janë siguruar mjete për qëllime të tilla, shkruan Alsat.

“Në rishikimin e buxhetit ka mjete të rezervuara, në vlerë prej 76 milionë euro që janë pikërisht për marrjen e masave, për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë, përveç 52 milionë eurove që kanë të bëjnë me subvencionimin e fermerëve”, tha Georgievska./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button