LSDM paralajmëron mbështetje për Rezolutën ndaj Bullgarisë

LSDM-ja e pranon dhe do ta mbështesë edhe në Kuvend Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për caktimin e vijave të kuqe në negociatat me Bullgarinë. Sipas partisë së Zoran Zaevit, çështjet identitare janë të mbrojtura por janë të gatshëm t’ia dëshmojnë këtë edhe opozitës.

https://youtu.be/h2942R3lWmc

Linjat e identitetit maqedonas janë të qarta për të gjithë, edhe për popullin tonë, edhe për opinionin ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk janë të sigurt për këtë dhe nëse u duhet konfirmim edhe në kuadër të Kuvendit, ne si shumicë konstruktive parlamentare, pa asnjë problem, mund ta bëjmë edhe atë hap dhe do ta pranojmë rezolutën, ashtu siç është, ashtu siç e pamë në media, sepse propozim zyrtar deri te ne si deputetë nuk ka”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar takimet me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend, për të siguruar mbështetje për propozim-Rezolutën.

Nëse partitë politike bëhen bashkë për një Rezolutë të këtillë, kjo do të ishte e vlefshme edhe për Maqedoninë dhe për shoqërinë, të mos ketë polarizime plotësuese. Mendojmë se do të jetë e vlefshme edhe për vetë BE-në për t’i përfaqësuar në një formë më të arsyeshme pozitat e Maqedonisë si pjesë të kulturës evropiane, dhe të popullit maqedonas si pjesë të popujve evropian”, pohoi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Disa nga partitë më të vogla, po ashtu kanë konfirmuar mbështetjen.

Ne sugjerojmë të hapet diskutim dhe të ndërtohet konsensus politik rreth çështjeve nacionale strategjike. Kjo nënkupton që kjo Rezolutë, qoftë Rezolutë ose deklaratë duhet të shërbejë për të ndërtuar unitet në vendin tonë”, theksoi Pavlle Trajanov, Lidhja Demorkate.

Ky draft-version, në përgjithësi, për ne është i pranueshëm. Kuptohet, mund të bëhen korrigjime në detaje por dhe në përdorimin e emrit kushtetues të vendit por teksti është vërtetë korrekt”, pohoi Maja Moraçanin, Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë.

Pas qëndrimit të shumicës, kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në faqen e tij në rrjetin social facebook, u shpreh i kënaqur që është arritur të sigurohet mbështetje dhe shkroi se nëse LSDM-ja nuk e mban fjalën, do t’i sillte dëm shtetit.

Rezoluta është  përpiluar në bashkëpunim me Akademinë e Arteve dhe Shkencave, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi dhe Kishën Ortodokse Maqedonase. Ajo parashikon që negociatat të bëhen pa kushtëzime, duke ruajtur dinjitetin e popullit maqedonas, ndërkohë që ruhet gjuha dhe identiteti maqedonas.

Fatlume Dervishi 

LEXO EDHE:

Back to top button