LSDM: Patriotizëm i vërtetë është integrimi në BE
Ndërkohë LSDM-ja thotë se gjuha maqedonase është e pranuar dhe e mbrojturm ndërsa patriotizëm i vërtetë është integrimi në Bashkimin Evropian. Sipas opozitës në kohën kur ajo ka qenë në pushtet janë marrë vendime të guximshme dhe shtetërore. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska thotë se ata që i akuzonin për tradhti sot pranojnë se kanë gënjyer popullin, pranojnë se anëtarësimi në NATO është i mirë për shtetin dhe sigurinë e qytetarëve.
“Për fat të keq humbëm vite të cilat më nuk guxojmë t’i humbim. Patriotizëm nuk është krijimi i ndarjeve mes qytetarëve, izolimi nuk sjellë asgjë të mirë për asnjë popull. Patriotizëm i vërtetë është të sigurosh ardhmëri për shtetin, të mbrosh identitetin dhe të sigurosh vend të barabartë për Maqedoninë në mesin e popujve evropianë. Integrimi në BE, në familjen e madhe evropiane të popujve të barabartë është akti më i madh i patriotizmit dhe garancia më e fuqishme për ardhmërinë e popullit tonë, gjuhës maqedonase dhe shtetit, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.








