LSDM: Punëtorët meritojnë pagë minimale prej 500 euro

LSDM: Punëtorët meritojnë pagë minimale prej 500 euro

Punëtorët meritojnë pagë minimale prej 500 euro, tha sot zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, shkruan Alsat.

Ajo shtoi se punëtorët janë të zhgënjyer çdo ditë e më shumë me Qeverinë dhe se nuk do të marrin rritje të pagës minimale as këtë muaj.

Kuzeska tha se qytetarët janë lënë të luftojnë të vetëm me shpenzimet jashtëzakonisht të larta.

“Vetëm të përkujtojmë se kur ka dëshirë, gjithçka mund të ndodhë, në kohën  kur LSDM ishte në pushtet, paga minimale u rrit 4 herë, nga 8.000 denarë në 22.000 denarë. Pra, nëse qeveria kujdeset vërtet për standardin e jetesës së qytetarëve, ajo mund të bëjë diçka dhe të jetë mbështetje e qytetarëve. Në periudhën e ardhshme, ne do të vazhdojmë me politika që mbështesin standardin e jetesës së qytetarëve dhe do të parashtrojmë zgjidhje ligjor për të rritur pagën minimale në 500 euro”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button