LSDM: Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne, Mickoski nuk ka strategji se si ta zhvillojë vendin

LSDM: Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne, Mickoski nuk ka strategji se si ta zhvillojë vendin

Partia opozitare LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se ndaloi rrugën europiane për shteti, teksa Shqipëria vazhdon tutje drejt BE-së. Nga LSDM thonë se Mickoski po e rrezikon vendin pasi nuk ka strategji për zhvillimin e RMV-së. Ata thonë se me zhvillimet e fundit, Shqipëria do të jetë perëndim për RMV-në.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Mickoskit dhe VMRO-DMNE-së për t’i dhënë fund negociatave me BE-në dhe për ta sjellë vendin në ngërç politik është suksesi më i madh i kësaj qeverie në 100 ditët e para. Nga një shtet me perspektivë të qartë përpara, plan të qartë për zhvillim dhe rritje në çdo fushë brenda BE-së, Mickoski vendosi ta mbyllë dhe ta izolojë, duke e shkatërruar shpresën se këtu do të jetë më mirë. Mickoski dhe VMRO-DMNE nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë, e as mandat që të ndalojnë negociatat. Më e keqja është se Mickoski nuk ka plan, nuk ka strategji se si do të zhvillohet ky vend. Mickoski e vë vendin në një rrezik të madh të bllokadave të reja në të ardhmen, ri-bilateralizon mosmarrëveshjet që janë zgjidhur dhe qëllimisht e fut Maqedoninë më thellë në baltën ballkanike. Fatkeqësisht, Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne. Ndarja me Shqipërinë mbart gjithashtu rreziqe të mëdha dhe një të ardhme të panjohur dhe të paparashikueshme për vendin. Me këtë vendim të Mickoskit dhe VMRO-DMNE-së na mbetet vetëm të presim më shumë dëbime, stagnim ekonomik dhe ndalim të plotë të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit”, thonë nga partia.

LEXO EDHE:

Back to top button