LSDM: Vendimet e Arsovskës, dëmtojnë shkupjanët

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë përmes një komunikate ka reaguar lidhur me uljen e buxhetit nga kryetarja e Qytetit të Shkupit për mjedisin hapësinorë. Sipas kësaj partie me këtë veprim të Arsovskës edhe gjatë kohë në Shkup nuk do të ketë ajër të pastër, shkruan Alsat.

“Në vend që të rris të hollat për mjedisin hapësinorë, kryetarja Danella Arsovska, i ka ulur edhe atë për tri herë më pak. Ky është vetëm një nga shumë vendimet e gabueshme të Arsovskës, me të cilin i shkakton dëm të drejtpërdrejt shkupjanëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, këto veprime të kryetares së Qytetit të Shkupit, bien ndesh me premtimet e saja gjatë fushatës zgjedhore, kur premtonte luftë të pa kompromise me ndotësit e ajrit.

“Arsovska në fushatën e saj zgjedhor premtonte investime në mjedisin hapësinorë dhe luftë kundër ndotjes, por qytetarët po vërejnë se nuk ka asgjë nga kjo. Me këtë veprim të Arsovskës, Shkupi edhe gjatë kohë do të jetë në maje të qyteteve më të ndotura në botë”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button