LSDM: Vështirësohet jeta e qytetarëve, shpenzimet rriten ndërsa pagat ngecin
LSDM: Vështirësohet jeta e qytetarëve, shpenzimet rriten ndërsa pagat ngecin

Shpenzimet rriten ndërsa pagat ngecin – standardi i jetesës së qytetarëve po përkeqësohet, thonë nga LSDM-ja, duke shtuar se edhe me 2 paga e gjysmë minimale qytetarët nuk mund t’i mbulojnë nevojat elementare mujore. Ata theksojnë se me vlerën aktuale të shportës sindikale, një familjeje i nevojiten 62.700 denarë për të mbijetuar muajin. Ata thonë se qeverisë nuk i intereson standardi i jetesës së qytetarëve dhe se pushteti po bën luks me papaja, mango e asparagus, ndërkohë që qytetarët janë sjellë në pikën ku duhet të zgjedhin nëse do të blejnë ushqime, do të paguajnë faturat apo të mjekohen. /Alsat.mk