“Luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë”

Aston Villa do të provojë të dalë me pikë nga ndeshja e Ligws sw Kampionwve ndaj Bajern Munihut. Tekniku i skuadrës angleze, Unai Emeri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp.

“Është një rast i veçantë. Jemi të motivuar dhe shumë të emocionuar të luajmë me tifozët tanë në Villa Park. Është një ndeshje e veçantë, e veçantë për të gjithë. U kthyem në Evropë vitin e kaluar, klubi nuk ka luajtur kundër Bajernit prej 42 vitesh. Ne duhet të konkurrojmë dhe të tregojmë më të mirën. Evropa është diçka shumë, shumë e rëndësishme dhe shumë, shumë e vështirë. Kjo është sfida që kemi tani. Sigurisht, ne do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Ata janë favoritët, shumë më tepër favoritë se ne”.

LEXO EDHE:

Back to top button