Lufta e madhe e mesfushorëve, përplasje mes Zhorzhinjos dhe Bajramit

Në ndeshjen Itali-Shqipëri duket se do të përplasen “trutë” e dy skuadrave. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, bëhet fjalë për Zhorzhinjo-n në frontin e “axurrëve” dhe Nedim Bajrami për skuadrën shqiptare.

Zhorzhinjo ishte më i miri i heronjve të Uemblit. Me Verrattin pranë, manovra e driblimit ishte një spektakël: askush nuk i ndalonte. Sot është ndryshe: Zhorzhinho rrezikon ta gjejë veten më vetëm. Barella do të jetë aty, por duhet të propozojë edhe vertikalizime. Bajrami, duke pasur parasysh këtë dinamikë të mundshme në fushë, do të kërkojë të bëjë presing ndaj mesfushorit italian për ta detyruar atë të ngadalësojë manovrën.

Mesfushori kuqezi është një numër 10-të i vërtetë: ka teknikë, goditje elegante dhe jo gjithmonë vazhdimësi. Do të varet nga frymëzimi i tij dhe nga mënyra se si Shqipëria do të pushtojë kolektivisht hapësirat. Për Italinë do të ishte thelbësore të gjente një Zhorzhinjo të modës së vjetër: me Turqinë dhe Bosnjën ai u kufizua me pasime të shkurtra, ndërsa Faxhioli ndoqi më shumë manovrën kolektive.

Zhorzhinjo do të duhet të zgjerojë gamën e tij të veprimit dhe gjithashtu të kërkojë bashkëpunim në Kalafiorit ose Dimarkos, kjo varet nga kush del përpara. Bajrami nuk është golashënues, por nëse fillon të driblojë, Zhorzhinjo do të duhet ta ndjekë për të shmangur krijimin e një përballje dy kundër dy të rrezikshme me Brojën.

LEXO EDHE:

Back to top button