Lufta kundër zjarreve, sfida më e veshtare e këtij viti për vendin tonë

Lufta kundër zjarreve, sfida më e veshtare e këtij viti për vendin tonë

Gazetar: Avni Tahiri

Ballafaqimi me luftën kundër zjarreve që ndodhen gjatë kësaj verë, ka qenë sfida më e veshtare e këtij viti për vendin tonë. Pikërisht ballafaqimi me luftën kundër zjarreve ka ngritur alarmin që Qeveria të merr iniciativë për formimin e një grupi të veçantë punë e cila do të bëjë analizë dhe do t’ia sugjeroj strategjitë Qeverisë për sistemin që do të funksionoje në të ardhmen.

“Ne duhet që të bëhemi gati që tani për sezonin e ardhshëm në të cilën do të përjashtojmë dukurinë e përhapjes së zjarreve siç ishte këtë vit. Duhet fillimisht të bëhemi gati me kuadro e njësitit të zjarrfikësve sepse edhe ashtu i kemi të përgjysmuar dhe duhet edhe teknikisht t’i pajisim edhe me mjete dhe automjete dhe e treta duhet të paralajmërojmë ndërmarrjet që mirëmbajnë pyjet, të plotësojnë me ligj aktivitetet detyrimore sa i përket përgatitjes për parandalim në rast të djegies së pasurisë pyjore”, deklaroi Ljupço Dimovski – Zëvendëskryetar i Qeverise dhe Ministër i Sistemit Politik.

Sfidë në vete ishte edhe mungesa e pilotëve të cilët ishin të paktë në numër dhe u deshtë të angazhohen pilot pensionistë në sfidën e shuarjes së zjarreve. Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, paralajmëroi se:

“Nga emërimi im si drejtor për mbrojtje dhe shpëtim kam dërguar kërkesë në Qeveri që të rregullohet statusi i pilotëve për shkak se ajo është problem kyç për të cilën nuk ka interes dhe motiv nga pilotët për të aplikuar dhe të jenë pjesë e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe e mira është se kaloi në kolegjium gjeneral të Qeverisë dhe pres që në seancën qeveritare që të zgjidhet pozitivisht”, deklaroi Xhevat Selami – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në konferencën e sotme të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim u diskutuan edhe mbi sfidat bashkëkohore të sistemit për mbrojtje dhe shpëtim të cilat u tha se kërkohet përshtatje të vazhdueshme me nevojat e reja duke reformuar sistemin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button