Lufta në Gaza/ Ministri i Mbrojtjes: Izraeli nuk ka për qëllim të dërgojë palestinezë në Egjipt

Lufta në Gaza/ Ministri i Mbrojtjes: Izraeli nuk ka për qëllim të dërgojë palestinezë në Egjipt

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se Izraeli “nuk ka për qëllim” të dërgojë palestinezë në Egjipt si pjesë e evakuimit të qytetit jugor të Gazës, Rafah, ku Izraeli ka thënë se do të përqendrojë ofensivën e tij të ardhshme ushtarake.

“Ne respektojmë dhe vlerësojmë marrëveshjen tonë të paqes me Egjiptin, e cila është një gur themeli i stabilitetit në rajon si dhe një partner i rëndësishëm,” u tha Gallant e gjatë një konference me gazetarët.

Komentet e Gallant vijnë mes raporteve se Egjipti po ndërton një zonë tampon me milje të gjerë përgjatë kufirit të tij me Gazën si pjesë e një plani emergjence në rast se një numër i madh refugjatësh palestinezë shkojnë në Egjipt

LEXO EDHE:

Back to top button