Lufta në Lindjen e Mesme i prishi përkohësisht planet e udhëtimit për një pjesë të qytetarëve
Gazetar: Angel Dimovski
Konflikti në Lindjen e Mesme për një pjesë të qytetarëve ka shkaktuar ndryshime në planet e udhëtimit, ndërsa te të tjerët nuk ka ndikuar. Ana Marija Aleksova, punonjëse turistike në një deklaratë për Alsat, thotë se në fillim të konfliktit kishte periudha kur një pjesë e qytetarëve hiqnin dorë nga udhëtimet nga frika. Megjithatë, tani interesi për udhëtime po rritet sërish, ku qytetarët në vend të destinacioneve më të largëta që i kishin planifikuar fillimisht, po vendosin për lokacione alternative.
“Kishte situata në atë periudhë kur ndodhi pikërisht kjo: për Dubai u anuluan normalisht fluturimet; u anuluan edhe prenotimet për në Lindjen e Mesme në përgjithësi. Kishte frikë te qytetarët për udhëtimin në Qipro dhe në atë periudhë, të them, u përballëm me një situatë: agjencitë turistike, edhe pse avionët fluturonin, njerëzit nga frika nuk donin të udhëtonin në këto destinacione. Mirëpo kjo nuk vazhdoi dhe të gjitha destinacionet vijuan normalisht dhe nuk ka anulime,” tha Ana Marija Aleksova, agjenci turistike.
Aleksova thotë se qytetarët tashmë kanë filluar të rezervojnë edhe pushimet verore.
“Më së shumti, duan të udhëtojnë në Greqi, sepse është destinacioni më i afërt. Megjithatë, nuk është ulur interesi, siç thashë, as për destinacionet e tjera që i kemi: Antalia, Bodrumi, Egjipti, Tunizia; por po ashtu edhe për diçka të re që kërkojnë njerëzit që duan të eksplorojnë. Mjaft aktuale kohët e fundit janë Italia dhe Spanja, me futjen e fluturimeve të reja ajrore për destinacione,” deklaroi Ana Marija Aleksova, agjenci turistike .
Konflikti në Lindjen e Mesme, shkaktoi tronditje ekonomike në nivel global, me rritje të çmimeve sidomos të karburanteve. /Alsat.mk









