Lufta në Ukrainë shtyn bisedime Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se luftimet në Ukrainë, kanë vështirësuar vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Kurti tha se përderisa Kosova është renditur pas SHBA-ve dhe BE-së për sanksione, Serbia u vendos në anën e Federatës Ruse dhe kjo sipas tij e vështirëson vazhdimin e mëtejmë të dialogut
“Besoj që situata është më e vështirë se sa dikur, varet se kur na vije ftesa nga Brukseli, mirëpo pas invazionit rus në Ukrainë dhe agresionit shokues ushtarak të Kremlinit mbi popullin e Ukrainës që po zhvillon luftë të pa epur çlirimtare me ç ‘rast ne edhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë 20 gazetarë dhe deri në 5 mijë refugjatë por edhe iu bashkuam sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së, ndërkohë Serbia praktikisht u vendos në anën e Federatës ruse, takimet janë në një situatë tejet më të vështirë se sa në vitin e kaluar. Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajën që të distancohen nga Federata ruse t’i bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës./Alsat.mk