“Lufta nuk është e shenjtë, jeta po”, protesta masive për lirimin e pengjeve dhe armëpushim në Izrael

“Lufta nuk është e shenjtë, jeta po”, protesta masive për lirimin e pengjeve dhe armëpushim në Izrael

Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën deri në orët e vona të natës duke bërë thirrje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve, përpara bisedimeve të mëtejshme për armëpushim.

Protestuesit në Tel Aviv brohoritën “lufta nuk është e shenjtë, jeta është”, me disa që akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu se synon të zgjasë konfliktin. Kjo erdhi pasi një delegacion i Hamasit u takua me ndërmjetësit në Egjipt të shtunën.

Grupi tha se nuk kishte zhvillime të reja, por shtoi se “një raund i ri do të fillojë” të dielën.

Negociatorët kanë rifilluar negociatat e gjata në Kajro, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari për ndalimin e ofensivës së Izraelit në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

Problemi kryesor duket se është nëse marrëveshja do të jetë e përkohshme apo e përhershme. Mendohet se plani që po diskutohet përfshin një pauzë 40-ditore në luftime ndërsa pengjet lirohen, bashkë me disa të burgosur palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

Një këshilltar i udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, tha se grupi po e shikonte propozimin e fundit me “seriozitet të plotë”.

Por ai përsëriti një kërkesë që çdo marrëveshje duhet të përfshijë në mënyrë eksplicite një tërheqje izraelite nga Gaza dhe përfundimin e plotë të luftës.

Një zyrtar anonim i qeverisë izraelite i tha mediave lokale të shtunën se Izraeli “në asnjë rrethanë nuk do të pranonte t’i jepte fund luftës si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e të rrëmbyerve tanë”.

SHBA, aleati më i madh diplomatik dhe ushtarak i Izraelit heziton të mbështesë një ofensivë të re që mund të shkaktojë viktima të konsiderueshme civile dhe ka këmbëngulur të shohë fillimisht një plan për të mbrojtur palestinezët e zhvendosur.

LEXO EDHE:

Back to top button