Lufta tregtare po përshkallëzohet

Lufta tregtare po përshkallëzohet

Gazetar: Angell Dimovski

Tarifat e presidentit amerikan Donald Tramp hyjnë në fuqi, ndërsa SHBA-të po negociojnë aktualisht me rreth 50 shtete. BE-ja pritet të miratojë kundërmasat ndaj tarifave të Trampit.

Parashikohet vendosja e tarifave prej 25% për motoçikleta, jahte luksoze, lëng portokalli, tekstil, produkte lëkure, vezë, fije dentare, shpendë dhe sojë. Von der Leyen tha dje se “Europa është e gatshme të negociojë me SHBA” dhe shtoi se BE-ja ka propozuar heqjen e tarifave për mallrat industriale nga të dyja palët, me hyrjen në fuqi të tarifave zero.

Ajo gjithashtu theksoi se janë të gatshëm edhe për kundërmasa dhe mbrojtje nga pasojat indirekte përmes diversifikimit të tregtisë.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me SHBA-të. Në të vërtetë, ofruam tarifa zero për zero për produktet industriale, ashtu siç e bëmë me shumë partnerë të tjerë tregtarë. Sepse Europa gjithmonë është e gatshme për një marrëveshje të mirë. Kështu e mbajmë atë në tryezë. Por, ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi me kundërmasat dhe t’i mbrojmë interesat tona”, u shpreh Ursula von der Leyen – Kryetare e Komisionit Evropian.

Presidenti Donald Trump e refuzoi menjëherë ofertën e von der Leyen. Ai tha se Bashkimi Evropian do të duhet të angazhohet të blejë energji amerikane në vlerë prej 350 miliardë dollarësh për të hequr tarifat.

“BE-ja ka qenë shumë e ashpër gjatë viteve, gjithmonë kam thënë se është formuar për të bërë dëm realisht ndaj SHBA-ve në tregti, kjo është arsyeja pse është formuar. Na shfrytëzuan, në aspektin financiar dhe ushtarak, derisa nuk arrita atje, e dini që mund të merrja 600 miliardë dollarë nga NATO, ku NATO ishte paguar sepse shumica e këtyre kombëve nuk paguanin, ne paguanim për NATO-n, dhe prandaj ata paguanin për t’i shtypur ushtarakisht dhe nuk na trajtonin mirë në tregti, kështu që nuk është një kombinim i mirë”, tha Donald Trump, president i SHBA-së.

Kina është më e prekur nga tarifat e Trump me 104%, ndërsa Pekini tani do të taksojë importet amerikane me një normë prej 84%, që është një rritje prej 50% krahasuar me tarifat e mëparshme kineze./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button