Luftimet në Gaza, nis armëpushimi Izrael-Hamas

Luftimet në Gaza, nis armëpushimi Izrael-Hamas

Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi, duke i hapur rrugën shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gazë, me palestinezë të burgosur në Izrael. Armëpushimi ka nisur në orën 7, sipas kohës lokale dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë. Gjatë armëpushimit, Hamasi është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael. Në anën tjetër, Izraeli pritet t’i lirojë tre të burgosur palestinezë për çdo peng të liruar nga grupi ekstremist palestinez. Pak pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, kamionët me karburante dhe me furnizime të tjera u panë duke hyrë në Gazë nga pika kufitare me Egjiptin, Rafah, teksa marrëveshja lejon një hyrje të shtuar të ndihmave për civilët që po përballen me mungesë të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe energjisë elektrike.

LEXO EDHE:

Back to top button