Luis Enrike do të jetë trajner i Paris Sen Zhermenit dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi. Gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botën e futbollit, Fabrizio Romano e ka bërë punë të kryer emërimin e Enrikes te PSZH-ja.
Skuadra franceze do ta zyrtarizojë trajnerin spanjoll sapo të përfundojë marrëveshjen e largimit me trajnerin e tanishëm, Kristof Galtier. Trajnei spanjoll do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me gjigantin francez të futbollit.
“Paris Sen Zhermenit janë të përgatitur të nënshkruajnë marrëveshjen me Luis Enrike, ai është vendosur të nënshkruajë, ja ku shkojmë. Trajneri spanjoll do të zbulohet sapo PSZH të përfundojë marrëveshjen e largimit me Kristof Galtier. Kontrata dyvjeçare në fuqi për Luis Enrike,pasi ai tashmë i tha po projektit të tyre dy javë më parë” – ka raportuar Romano.








