Luis Enrike refuzon Çellsin, por “nxitet” nga oferta e Napolit

Trajneri spanjoll, Luis Enrike  thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Çellsi, por është tunduar të bashkohet me kampionët e Serie A, Napolin. Luçiano Spaletti do të largohet nga Napoli në fund të sezonit pasi i dha fund pritjes 33-vjeçare për “Scudetton”, ndërsa Luis Enrike ka qenë i lidhur me punën e trajnerit në stadiumin “Maradona”.

Sipas mediave “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, spanjolli po bëhet shpejt favorit për të zëvendësuar Spaletin në sezonin 2023-2024. “Gazzetta dello Sport” shton se Luis Enrike, i cili tashmë ka punuar në Serie A me Romën, refuzoi një ofertë nga Çellsi vetëm disa javë më parë, por tundohet nga një rikthim në Gadishull.

Megjithatë, gazeta italiane raporton se ende nuk është bërë asnjë kontakt mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe ish-trajnerit të Spanjës dhe Romës. “Il Corriere dello Sport” pretendon se Enrike po bëhet shpejt kandidati kryesor për këtë rol, megjithëse De Laurentiis ka folur gjithashtu me Antonio Konte dhe Julian Nagelsman.

Sipas raportit, De Laurentiis ka qenë në kontakt me pesë kandidatë të ndryshëm për këtë post, tre emrat e tjerë nuk dihen, por njëri mund të jetë 53-vjeçari që u largua nga kombëtarja e Spanjës pas Botërorit të Katarit.

LEXO EDHE:

Back to top button