Luis Enrike, trajner me një mision të veçantë te PSZH

Në shtëpinë e Paris Sen Zhermenit ka nisur epoka Luis Enrike. Trajneri është zyrtarizuar në drejtim të skuadrës franceze, pas lamtumirës së Galtierit dhe duket se i ka idetë e qarta në lidhje me lëvizjet e para që duhen bërë.

Jo vetëm ato që kanë lidhje me fushën, por edhe për sa i takon marrëdhënieve publike me klubet e tjerë. Konfirmimi ka ardhur nga “Sport.es”, që ka shpjeguar sesi trajneri i ri do të ketë edhe detyrën që të rregullojë marrëdhëniet mes PSZH-së dhe Barcelona-s, pas tensioneve të viteve të fundit të nisura pas transferimit të Nejmarit në Paris, pas pagesës së klauzolës 222 milionë euro.

Sipas të përditshmes spanjolle, Luis Enrike nuk ka ndërmend të vërë nën presion talentet e katalanasve, dhe në veçanti Gavi-n me Pedri-n, duke kërkuar që të mos e përforcojë ekipin duke marrë lojtarë nga blaugrana-t, të cilët nuk po kalojnë një situatë të lehtë ekonomike. Do të shohim nëse do të jetë me të vërtetë kështu dhe nëse “Luço” do të arrijë të sjellë paqen mes dy klubeve.

LEXO EDHE:

Back to top button