Luis Enrike tregon se kush futbollisti më i mirë në botë, haron Mesin

Luis Enrike ka disa muaj që ka marrë drejtimin e Paris Sen Zhermenit dhe e ka nisur aventurën franceze me fitore në Ligën e Kampionëve.  PSZH ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të pastër 2-0 për të marrë një nismë të mbarë në garën më të madhe evropiane për klube.

Trajneri spanjoll ka qenë i qartë pas kësaj ndeshje, duke thënë se ylli francez i skuadrës së tij, Kilian Mbappe është futbollisti më i mirë në botë.

“Kilian Mbappe është lojtari më i mirë në botë, më besoni. Më shumë se aftësitë e tij teknike, ajo që më ka bërë përshtypje është cilësia e tij njerëzore. Është kënaqësi ta kesh atë në dhomën e zhveshjes.

Mbape është një lider që ka gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e tij”, ka thënë trajneri spanjoll.

 

Imagjionin ta thoni një gjë të tillë pasi keni trajnuar më parë shtatë herë futbollistin më të mirë në botë Lionel Messin? Por Enrike e tha dhe tani ka shumë pyetje nga tifozët në rrjetet sociale.

Shumë tifozë kanë parashtruar pyetje në rrjetet sociale nëse në kontratat e anëtarëve të PSZH-së është e shkruar që duhet thënë gjëra të tilla për Mbapen. Gjithsesi Mbape është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe ai padyshim se është njëri nga më të mirët në botë.

LEXO EDHE:

Back to top button