Luis Hamilton shënon fitoren e 100-të në Formula 1

Piloti i skuadrës “Mercedes”, britaniku Luis Hamilton është fitues i garës për Çmimin e Madh të Rusisë. Britaniku arriti që të regjistrojë fitoren e 100-të në karrierën e tij, me çka u bë piloti i parë në Formula 1 që arrinë deri te 100 fitore.

Në vendin e dytë u ndal Maks Verstapen nga “Red Bull” edhe pse holandezi nisi garën nga pozita e fundit. Karlos Sainc me Ferrarin plotësoi podiumin, me vendin e tretë. “Top 10”-shi plotësohet nga Rikiardo, Botas, Alonso, Noris, Raikonen, Perez dhe Rasell.

Në renditjen e përgjithshëm prin Luis Hamillton me 246 pikë, para Verstapenit me 244 pikë. Gara e ardhshme do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë, më 10 tetor 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button