Luis Suarez, njofton pensionimin nga kombëtarja e Uruguait

37 vjeçari shpërtheu në lot kur konfirmoi se ndeshje kualifikuese ndaj Paraguait, të shtunën do të jetë e fundit për të në fanellën e Kombëtares së tij, shkruan “BBC”.

Ish-futbollisti i Liverpoolit e Barcelonës është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve të Uruguait, ndërsa i ka realizuar 69 gola në 142 ndeshje. Ai kishte debutuar te Kombëtarja në shkurt të vitit 2007 kundër Kolumbisë.

“Unë po mendoja për këtë dhe e kam analizuar këtë punë. Besoj se është koha e duhur”, deklaroi Suarez.

 

Uruguayan player Luis Suarez gives a thumbs up during his presentation Gremio´s new player during an event at the Gremio Arena stadium, in Porto Alegre, Brazil, Wednesday, Jan. 4, 2023. (AP Photo/Wesley Santos)

“Dua të jem i relaksuar kur ta luaj ndeshjen e fundit me ekipin kombëtar. Do të jetë mjaft ngazëlluese të luaj, njëjtë siç isha ndier në vitin 2007 kur e luaja ndeshjen e parë me Kombëtaren”, vazhdoi ai.

 

“Ai 19 vjeçar tash është veteran, lojtar i vjetër, sido që të dëshironi ta quani, me një histori të pabesueshme në ekipin kombëtar, i cili do ta jepte jetën gjithmonë për ekipin”, nënvizoi ai.

Suarez ka luajtur në nëntë turne të mëdhenj të futbollit me Uruguain. 

LEXO EDHE:

Back to top button