Luixhi Di Biaxho, nis punën si trajner te Dinamo Tirana

Trajneri i njohur italian ka marrë zyrtarisht drejtimin e Dinamos nga Tirana, të cilët kanë një projekt të madh dhe pritet të furnizojnë akademinë e Mançester Sitit me futbollistë.
52-vjeçari ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën shqiptare që po zhvillon fazën përgatitore në Itali. Ish-mesfushori i njohur italian ka qenë trajner i Italisë nga vitet 2013 deri më 2019, ndërsa deri në 2020 ka drejtuar SPAL-in në Serie A.
Postimi i plotë nga KF Dinamo:
Tekniku 52-vjeçar ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore në Carpegna (Itali), aty ku blutë janë zhvendosur ditën e sotme për të kryer edhe pjesën e dytë të fazës përgatitore.
Di Biagio ka drejtuar më parë kombëtaren italiane U21 në vitet 2013-2019 ndërsa pati edhe një përvojë në vitin 2020 me skuadrën e SPAL-it në Serinë A. Në vitin 2018 pati edhe një eksperiencë me kombëtaren A të Italisë, si trajner i përkohshëm për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë.
Trajneri Di Biagio do të ketë edhe dy ndihmës në stafin e tij, ish-futbollistin e kombëtares kuq e zi, Ledian Memushaj dhe trajnerin italian Fabrizio Piccareta.