Luk Shou rikthehet në procesin stërvitor, pas plot katër muajë
Luk Shou është kthyer në stërvitje pas tre muajsh mungesë. Mbrojtësi anglez që është anëtar i Man. Junajtedit, nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që prej muajit shkurt. 29-vjeçari pritej të kthehej në fushë pas ndeshjeve të përfaqësueseve në muajin tetor, por ish-trajneri Erik Ten Haag, kishte thënë se ai ka pësuar tjetër lëndim dhe nuk është i gatshëm për lojë.
Shou pësoi zgjatje të muskulit në muajin shkurt dhe e humbi më pas gjithë edicionin e kaluar në Premier Ligë. Sidoqoftë, ai ishte në listën e ish-selektorit të Anglisë, Geret Sauthgejt, në Kampionatin Evropian në Gjermani.
Luajti në finale në humbjen nga Spanja, por kishte munguar në fazën grupore.