Lukaku do vetëm Interin dhe Çellsi nuk ka opsion tjetër

Një ofertë e re për të afruar sërish Lukakun me Interin. Ai që nuk dëshiron asgjë më shumë se të veshë sërish fanellën zikaltër për herë të tretë në karrierë dhe Interi nga ana tjetër që e do me patjetër belgun në ekip, aq sa sakrifikoi Onana për të bërë të mundur buxhetin ekonomik gati.

Marotta po ecën me hapa konkretë dhe është i vendosur të shkurtojë kohën për të sjellë belgun në Milano. Ai do të stërvitet nesër me klubin e Çellsit në Londër, por kjo nuk do të thotë aspak se ai do të qëndrojë atje. Skuadra angleze e vlerëson kartonin e Lukakut me 45 milionë euro, por Inter deri më tani ofron maksimalisht 35 milionë, 5 shkojnë për huazimin sezonal.

Vendimi do të merret brenda disa ditësh. Avokati i sulmuesit belg, Sebastian Ledure, ua ka bërë të qaertë ditën e djeshme drejtuesve të Çellsi se Lukaku nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë tjetër përveç asaj të Interit. Pronari i klubit loindinez, Tod Boehli, duket se tashmë është me shpatulla pas murit dhe nuk do të mbetet gjë tjetër vetëm të pranojë ofertën zikaltër.

LEXO EDHE:

Back to top button