Lukaku drejt Torinos, tifozët tallen me sulmuesin belg

Romelu Lukaku është afër transferimit te Juventusi. Çellsi dhe Juventusi do të shkëmbejnë sulmuesit. Me belgun që pret të vendoset nën urdhrat e Maks Alegrit dhe Dushan Vlahoviçit drejt “Stamford Brixhit”.

Kalimi i ish-bomberit të Interit te Juventusi ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët e Interit, por Lukakun nuk e duan as mbështetësit e “Zonjës se Vjetër”. Këta të fundit kanë shpalosur një banderolë të madhe, duke thumbuar goleadorin 30-vjeçar.

“Lukaku, qëndro në Milano, tashmë ne e kemi portierin e dytë”, shkruhet në mesazhin e “Curva Sud”, grupimit që bën tifo për Juven.

Ironia lidhet me finalen e Ligës së Kampionëve midis Man. Sitit dhe Interit. Me Lukakun që në një moment u shndërrua në “portierin” e “qytetarëve”, duke i mohuar golin mbrojtësit Di Marko.

LEXO EDHE:

Back to top button