Lukaku gati për të përballuar tifozët dhe skuadrën e Interit
Roma i afrohet kualifikimit në fazën me eliminim direkt të Ligës Europa dhe tani ka të drejtë të mendojë për Interin. Ndeshja e së dielës në “San Siro” do të zbulojë ambiciet e vërteta të skuadrës së Murinjos, e cila, ashtu si mbrëmë, duhet ta dëshmojë veten edhe në kampionat.
Paraqitja e fundit në “Olimpiko” do t’i ketë marrë indikacionet përkatëse rreth ndeshjes ndaj zikaltërve. Dy gjëra, mbi të gjitha, e kënaqën trajnerin portugez: reagimi i El Shaaravit dhe vazhdimësia e Lukakut para portës. Nëse “Faraoni” kishte dhënë tashmë përgjigje ngushëlluese kundër Monza, e konfirmoi pozitivitetin edhe në Europë, duke marrë pjesë në të dy golat e verdhekuqve, përfshirë 2-0 e Romelu, goli i tij i 14-të radhazi në Ligën Europa.
Kjo është seria më e gjatë si golashënues në historinë e kompeticionit në fjalë. Pra, “Big Rom” është gati të rikthehet në stadiumin e tij të vjetër, pavarësisht se pritja nuk do të jetë më e mira. Interi është paralajmëruar dhe atyre që po përgatiten ta sulmojnë verbalisht iu përgjigjet drejtori i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto.
“Ata që përpiqen të ushqejnë turmën kundër Lukakut janë të njëjtët që festuan zgjedhjen e Mkhitaryan një vit më parë, ndërsa dy vite më parë festuan mbërritjen e Xheko-s. Të mendojmë mirë kur flasim, sepse kemi një shoqëri të polarizuar”.
Fjalë që shtohen me ato që Murinjos kishte thënë në prag të ndeshjes ndaj Slavia, i cili në 48 orët e ardhshme shpreson të rikuperojë të paktën Smalling, Spinazzola, Dibala dhe Renato Sançez për pankinën. Nga këta të katër, ndoshta vetëm Spinazola do të rikuperohet për të qenë titullar, me “Special One” e detyruar ende të merret me një skuadër që është gjithmonë në emergjencë.








