Lukaku gati të largohet nga Roma, vijnë ofertat nga Arabia Saudite

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku është sot i fokusuar te Roma, por, sipas “La Gazzetta dello Sport”, klube shumë të pasura të Ligës Profesionale Saudite janë të gatshme për ta blerë. Romelu Lukaku iu bashkua Romës në formë huazimi sezonin e kaluar nga Çellsi, por kuptohet që klubi londinez është i gatshëm ta shesë nëse merr ofertën e duhur për sulmuesin: 42 milionë euro.
Këtë shifër Roma mund ta paguajë vetëm në rast të kualifikimit të saj në Ligën e Kampionëve. Investimi i kësaj shume vetëm për Lukakun do të nënkuptonte konsumimin e të gjithë buxhetit për tregun e transferimeve. Sulmuesi belg po bën diferencën te Roma, por po shkon 31-vjeç, kështu që për një lojtar që kësaj moshe nuk mund të vihet një bast kaq i fortë.
“La Gazzetta dello Sport”, në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite është vendosur që numri i të huajve që mund të federohen në një klub futboll është rritur në 10, çka do të hapë dyert për investime të reja milionere. Për Lukakun është përgatitur një ofertë e pasur prej dy vitesh: rreth 30 milionë euro në sezon. Përballë një ofertë të tillë, vështirë të rezistosh.