Lukaku nuk dëshiron të largohet nga Seria A

Sulmuesi Romelu Lukaku nuk planifikon që të largohet nga skuadra e Interit këtë verë, pas suksesit të klubit në ngritjen e titullit të Serie A, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Belgu ka treguar se është shumë krenar që është lojtar i Interit, dhe tani raportohet se do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Itali, pavarësisht interesimit të madh të shumë klubeve evropiane. Këtë sezon, Lukaku e ka ndihmuar Interin drejt titullit të 19 në histori të Serie A, ku brenda 41 ndeshjeve, ai ka regjistruar 27 gola dhe nëntë asistime.

Interesim serioz për shërbimet e belgut ka shprehur ish-skuadra e tij Çellsi, ku trajneri Tomas Tushel thuhet se është admirues i madh i sulmuesit 27 vjeçar, dhe nëse dëshiron që ta transferojë atë këtë sezon, duhet të paguajë dëmshpërblim prej 90 milionë eurosh.

LEXO EDHE:

Back to top button