Lukashenka mohon lidhjet me vdekjen e disidentit në Ukrainë

Lideri autoritar në Bjellorusi Aleksandar Lukashenka, ka mohuar pretendimet se shërbimet e tij të sigurisë kanë qenë të përfshira në vdekjen e disidentit Vitaly Shishov, i cili është gjetur i varur në Ukrainë javën e kaluar.

“Kush ka qenë ai për mua dhe Bjellorusinë? Për ne, ai ka qenë thjesht askush”, u ka thënë Lukashenka gazetarëve, transmeton BBC.

Shishov ka qenë duke organizuar ndihmë për bjellorusët që kanë ikur në Ukrainë nga Lukashenka, i cili ka shtypur protestat e nxitura nga zgjedhjet e manipuluara një vit më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke zgjeruar masat ndaj Bjellorusisë, duke e goditur me sanksione ekonomike.

LEXO EDHE:

Back to top button