Luksemburgu forcon masat, vendos shtetrrethimin e natës

Luksemburgu ka vendosur të aplikojë një shtetrrethimi midis orës 23:00 dhe 06:00 të mëngjesit, si edhe të kufizojë tubimet në maksimumi katër persona, përballë rritjes së infektimeve të COVID-19, njoftoi sot qeveria.

“Situata në tri ditët e fundit ka ndryshuar në mënyrë shqetësuese dhe kujdesi duhet të vazhdojë të garantohet”, tha kryeministri Xavier Bettel në konferencë shtypi pas një takimi qeveritar.

“Ështe e nevojshme të përshtaten kufizimet e vendosura mbi popullatën, në mënyrë që të shmanget një situatë e pakontrollueshme në javët e ardhshme”, shtoi ai.

Përveç 12 333 personave të infektuar, Luksemburgu ka regjistruar 140 vdekje nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button