Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur Lumir Abdixhikun për kryetar të ri të kësaj partie. Abdixhiku, i cili kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën, ka fituar pa balotazh. Në garën për kryetar të ri të LDK-së, kandidaturën e kishte shpallur edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Çuni, por pak para nisjes së kuvendit, ai u tërhoq. Abdixhiku ka marrë 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi. Zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së është bërë me vota të fshehta. Lumir Abdixhiku, pas marrjes së detyrës udhëheqëse të LDK-së, ka thënë se kjo parti që sot do të nisë rrugën për t’u kthyer, siç e ka quajtur ai, në vendin e saj origjinal.
““Sot po hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e sajë origjinal. Nga vetvetja duhet të nisim rikthimin tonë të madh. Idetë e LDK-së и qëndrojnë kohës, ato janë fundamente jo vetëm të organizimit tonë partiak por edhe shtylla themeltare të shtetit t Kosovës janë ide të nisura nisur nga presidenti historik Ibrahim Rugova. LDK nuk ka njerëz për të humbur, por nuk ka as njerëz të mjaftueshëm për të ecur përpara. LDK-së duhet ti japim një ekip një lidership që përballon sfidat e kohës, ndjejë obligim, detyrë dhe para se të gjithash ndjejë ti prijë këtij procesi përpara”, deklaroi Lumir Abdixhiku-Kryetar i LDK-së
Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku kjo parti regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12.73 për qind të votave, gjë që çoi në njoftimin e Mustafës për tërheqjen nga udhëheqja e partisë.
Alsat