Lutkov njofton hapjen e Kalasë së Shkupit në maj

Lutkov njofton hapjen e Kalasë së Shkupit në maj

Gazetar: Miki Trajkovski

Kalaja e Shkupit, e cila është e mbyllur për më shumë se shtatë vjet do të hapet sërish për vizitorët në maj të vitit të ardhshëm, njoftoi ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Lutkov, shkruan Alsat.

“Tani kemi grup pune në terren, kemi ekspertë që janë të vetëdijshëm për dëmet që janë bërë në këto shtatë vite dhe në periudhë shumë të shkurtër do të kemi raport për gjendjen e situatës dhe insistoj deri te të gjithë grupet e punës të na japin raportin sa më shpejt dhe shpresojmë që diku në fillim të pranverës, ndoshta diku në maj, kalaja të jetë e hapur për vizitorët”, tha Zoran Lutkov – Ministër i Kulturës.

Edhe ministri e konfirmoi se simboli i Shkupit, Kalaja është në gjendje jo të mirë.

“Kalaja është e mbyllur për shtatë vjet e gjysmë. Ka bimësi të tmerrshme, muzetë që ishin, thjesht duhej të vendosej çelësi, të hapen dhe të hapet edhe Kalaja, kjo nuk ndodhi dhe kanë mbetur për këto shtatë vjet pa asnjë mbrojtje”, theksoi Lutkov

Në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kohë më parë theksuan për Alsat se kanë filluar aktivitetet për kthimin e Kalasë së Shkupit në atraksion kryesor turistik i Shkupit.

Kalaja do të shpallet lokacion me rëndësi të veçantë kulturore, që do të thotë se do të caktohet institucion për ta menaxhuar, i cili do të jetë përgjegjës për pastrimin, ndriçimin, higjienën. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button