Maas: Më shumë ndihmë humanitare për Afganistani

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se Gjermania dëshiron të rrisë më tej ndihmën për personat në nevojë në Afganistan.

“Gjermania tashmë ka rritur ndihmën e saj humanitare për Afganistanin dhe rajonin me 100 milionë euro (118 milion dollarë)”, tha Maas në konferencën e donatorëve të OKB-së, në Gjenevë.

“Ne planifikojmë të sigurojmë edhe 500 milionë euro të tjera për të mbështetur Afganistanin dhe shtetet fqinje të tij”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje pushtetarëve të rinj në Afganistan të garantojnë qasje të sigurt për ndihmën humanitare.

Maas këmbënguli se pritshmëria e qeverisë gjermane është që “njerëzit për të cilët ne mbajmë përgjegjësi do të jenë në gjendje të largohen nga vendi. Talebanët duhet të respektojnë të drejtat themelore të njeriut”.

LEXO EDHE:

Back to top button