Macron: BE nuk pati besim në zhvillimin e shpejtë të vaksinave antiCOVID

Presidenti i Francës Emmanuel Macron beson se udhëheqësit evropianë nuk arritën të ishin në dijeni se vaksinat kundërCOVID-19 do të zhvillohen në një kohë të shkurtër dhe ai e sheh tash këtë si arsyen e mbetjes prapa të BE-së krahasuar me vendet e tjera në imunizim.

“Të gjithë ekspertët kanë thënë se vaksina nuk është zhvilluar kurrë në historinë e njerëzimit për më pak se një vit,” tha Macron sot në kanalin televiziv grek ERT, raporton Reuters.

Ai theksoi se qasja e BE-së ishte e kujdesshme dhe se ata menduan se vaksinës i duhej shumë më shumë kohë, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat tashmë në verën e vitit 2020 kishin një qasje shumë më të hapur dhe aktive për zhvillimin e vaksinave.

Liderët e BE-së tani po përpiqen të përshpejtojnë vaksinimin, por janë prapa vendeve si Britania dhe SHBA-ja, pasi po përballen me vonesa të furnizimit, kështu që sot u mor një vendim për të forcuar më tej kontrollet në eksportet e vaksinave koronavirus dhe për të zbatuar një sistem reciprociteti, transmeton Reuters.

LEXO EDHE:

Back to top button