Macron do të udhëtojë në ishullin që qeveriset nga Franca

Macron do të udhëtojë në ishullin që qeveriset nga Franca

Emmanuel Macron do të fluturojë sonte për në Kaledoninë e Re. Presidenti i Francës do të udhëtojë në ishull pas më shumë se një jave trazirash atje mbi planet e reformës së votimit të qeverisë së tij, të cilat janë refuzuar nga vendasit.

Udhëheqësit indigjenë te Kaledonisë së Re thonë se planet, të cilat do të lejojnë më shumë banorë francezë të votojnë në zgjedhjet lokale, do të zbehin ndikimin politik të vendasve.

Nuk janë dhënë detaje rreth asaj se sa kohë Macron planifikon të qëndrojë në ishull apo çfarë do të bëjë atje. Një aeroplan transporti ushtarak australian është nisur nga Kaledonia e Re, duke transportuar udhëtarë të bllokuar pas trazirave që mbyllën aeroportin ndërkombëtar të ishullit.

Ky është i pari nga dy aeroplanët australianë që kanë mbërritur për të shpëtuar 300 qytetarë që janë regjistruar për ndihmë në territorin francez të Paqësorit.

Trazirat filluan javën e kaluar pasi ligjvënësit në Paris votuan përmes ndryshimeve që do të lejojnë më shumë banorë francezë të votojnë në zgjedhjet lokale, një lëvizje që liderët indigjenë thonë se do të zbehë ndikimin politik të vendasve. Dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe më shumë se 200 persona janë arrestuar deri më tani.

Përveç zjarreve dhe plaçkitjeve, turistet që kanë ngecur për më shumë se një javë kanë raportuar mungesë ushqimore.

Franca ka sjellë 1050 policë shtesë për të rritur sigurinë në territor, me 600 përforcime të tjera që do të mbërrijnë “në orët e ardhshme”, tha të martën Komisioni i Lartë i Francës në Kaledoninë e Re.

Ushtria është duke u vendosur për të mbrojtur ndërtesat publike, shtoi ai.

Në fillim të kësaj jave, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se ushtria do të duhet të qëndrojë e vendosur në Kaledoninë e Re “për ca kohë”.

Kaledonia e Re ka qenë një territor francez që nga mesi i viteve 1800.

LEXO EDHE:

Back to top button