Macron i bashkohet thirrjes së Merkel: Të vendosen kufizime të koordinuara për udhëtarët jashtë bllokut
Presidenti francez Emmanuel Macron i është bashkuar thirrjes së kancelares amerikane Angela Merkel për vendosjen e karantinës.
Ai u ka bërë thirrje vendeve të BE që të koordinohen më mirë për të vendosur rreth rregullave që do të aplikohen për turistët që vijnë nga vende jashtë bllokut.
“Për mua, një nga çështjet e diskutimit është marrja e vendimeve të koordinuara në lidhje me hapjen e kufijve për vendet e treta dhe njohjen e vaksinave, sepse në këtë fazë duhet ta kufizojmë këtë në vaksinat që janë aprovuar nga autoriteti mjekësor evropian. ”








