Macron i bën thirrje Kremlinit që të pranojë armëpushimin 30-ditor në Ukrainë
Macron i bën thirrje Kremlinit që të pranojë armëpushimin 30-ditor në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, i bëri thirrje sot Rusisë që të pranojë armëpushimin 30-ditor në Ukrainë dhe të ndalojë deklaratat me vonese.
Këtë deklaratë Macron e bëri përgjatë një diskutimi që pati sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskin dhe kryeministrin britanik Keir Stramer, ku po bisedonin për situatën në Ukrainë.
Macron shtoi se bisedimet do të vazhdojnë dhe ditën e nesërme, ku fokus kryesor do të jetë vetëm mbështetja për Ukrainën.
“Nesër të shtunën, në një video-konferencë, ne do të vazhdojmë të punojmë për të intensifikuar mbështetjen për Ukrainën, për një paqe të qëndrueshme, Starmer, Zelensky dhe të gjithë partnerët tanë”, tha Macron. Syri.net-CNN.gr.