Macron: Rusia është një forcë destabilizuese në Afrikë, vendi nuk ka asnjë rol të dobishëm për komunitetin ndërkombëtar

Macron: Rusia është një forcë destabilizuese në Afrikë, vendi nuk ka asnjë rol të dobishëm për komunitetin ndërkombëtar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron akuzoi sot Rusinë se është “një forcë që destabilizon Afrikën” dhe shprehu keqardhjen që Moska zgjodhi të “mos luajë një rol të dobishëm për komunitetin ndërkombëtar”.

“Ai vend (Rusia) është një forcë destabilizuese në Afrikë përmes formacioneve të ndryshme private që vijnë për të kapur dhe shantazhuar popullsinë civile, tha Macron në margjinat e Samitit Ndërkombëtar kushtuar “paktit të ri financiar global”.

Ai shtoi se Kombet e Bashkuara kanë vërejtur praninë e anëtarëve të grupit paraushtarak rus Wagner në Republikën e Afrikës Qendrore.

Sipas Macron, Rusia është një nga fuqitë e pakta koloniale të shekullit të 21-të, e cila po zhvillon një “luftë perandorake” me fqinjin e saj Ukrainën dhe nuk respekton ligjin ndërkombëtar.

Presidenti francez shtoi se në thelb Rusia është një nga fuqitë e pakta koloniale të shekullit të 21-të, e cila po zhvillon një “luftë perandorake” me fqinjin e saj Ukrainën.

Macron tregoi gjithashtu se do t’i përgjigjej një telefonate nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Nëse më thërret të propozoj diçka, do të pranoj sepse Franca ka qenë gjithmonë një fuqi që ndihmon dhe ndërmjetëson”, theksoi Macron, duke shtuar se vazhdimi i dialogut është i mundur vetëm nëse respektohet e drejta ndërkombëtare, e cila mundëson jetën në paqen.

LEXO EDHE:

Back to top button