Macron: Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë

Macron: Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë

Pasi përshëndeti guximin e jashtëzakonshëm të popullit ukrainas përballë trupave ruse, Emmanuel Macron deklaroi se një krim lufte nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Aq më pak nëse është akt i një fuqie si Rusia. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me presidentin ukrainas, Zelensky në Paris.

“Ajo që po luhet në Ukrainë përfshin të ardhmen e Evropës. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë” , nënvizoi presidenti francez Macron duke theksuar më pas mbështetjen e palëkundur të Francës për Kievin në luftën që ka nisur tashmë prej një viti nga forcat ruse në Ukrainë.

“Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë ”, tha më pas presidenti francez. “Për sa kohë që sulmon, do të jetë e nevojshme që ne të vazhdojmë mbështetjen ushtarake të nevojshme për të ruajtur Ukrainën. Ne do të vazhdojmë përpjekjet ,” këmbënguli ai duke iu referuar pajisjeve ushtarake për trupat në Kiev.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën. Në mënyrë të vendosur. Dhe me vendosmërinë për ta shoqëruar drejt fitores dhe rivendosjes së të drejtave të tij legjitime”, siguroi Macron.

LEXO EDHE:

Back to top button